BB parashikon se COVID-19 do të fusë 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme

8 Qershor 2020 | 20:01

Banka Botërore thotë se bota po përballet me një krizë të paprecedent shëndetësore dhe ekonomike, e cila po përhapet me shpejtësi marramendëse dhe mund të shtyjë në 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme.

Në bazë të të dhënave të mbledhura gjatë këtyre muajve, ky institucion parashikon që aktiviteti ekonomik global për 2020 të tkurret me 5.2%.

Ndërsa për Bankën Qendrore Evropiane, ekonomia në Eurozonë do të zvogëlohet me 8.7% këtë vit dhe më pas do të rritet  me + 5.2% në 2021.

“Shkalla e kësaj krize nuk duhet nënvlerësuar” – theksoi Christine Lagarde. Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane iu drejtua Komitetit Ekonomik të Parlamentit Evropian disa ditë pas njoftimit për shumë paketa stimuluese për ekonominë e Eurozonës, në përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID-19. 

“Një krizë për të cilën askush nuk është fajtor, që po i bën të gjithë të veprojnë në mënyra të ndryshme dhe që po prek të gjithë. Kjo është arsyeja pse ne e quajmë krizë simetrike ose goditje simetrike”, tha Christine Lagarde.

Ekonomistët kanë filluar të diskutojnë për ndikimin e krizës shëndetësorë në ekonomitë kryesore në botë. Në përgjithësi, rënia e PBB-së në botë është plotësisht jashtë normës, e vlerësuar në 19% gjatë këtij muaji. Tregtia botërore ra me 25%. Në Evropë, Spanja (-39%), Italia (-36%) dhe Franca (-36%) janë viktimat kryesore të krizës tregtare të shkaktuar nga pandemia.

Gjermania (-24%) dhe Shtetet e Bashkuara (-22%) duken më pak të ndikuara. Në nivel global, sektori i hotelerisë  dhe shërbimeve ushqimore pësoi rënie 47% në prill. Në Francë rënia u shënua 80%. Në anën tjetër, bujqësia dhe industria e agroushqimore, pasuritë e paluajtshme dhe administrata ishin sektorët më pak të prekur nga pandemia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026