Edhe Rusia i kthehet normalitetit, nis lehtësimin e masave kufizuese
Rusia po i bashkohet vendeve të tjera të Evropës Perëndimore dhe ka nisur lehtësimin e masave kufizuese.
Pavarsisht numrit të lartë të rasteve të reja me covid 19 rikthimi në normalitet ka nisur edhe në Moskë.
Kryetari i bashkisë së qytetit u shpreh se bllokimi total është duke përfunduar dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm, të izoluar që prej fundit të marsit.
“Ne planifikojmë të rihapim restorantet me dy faza. Në 16 qershor restorantet e hapura do të rinisin punën e tyre dhe gradualisht gjatë javës rihapen edhe shërbimet e ushqimeve.
Në 23 qershor synojmë të lehtësojmë masat në sport duke rihapur pishinat, qendrat fitness” u shpreh kryetari i bashkisë së Moskës Sergey Sobyanin
Nga ana tjetër vendimi i qeverisë britanike për të karantinuar për dy javë të gjithë udhëtarët e huaj nuk është mirëpritur.
“Sipas mendimit tim, qytetarët franceze nuk kanë më rrezik që të udhëtojnë. Prandaj, pse kjo karantinë duke filluar nga 8 qershori? Eshtë e pashpjegueshme për sa i përket menaxhimit të rrezikut. Sidomos pasi ekziston një paradoks pasi mbajtja e një maske nuk është e detyrueshme në Angli” thotë Chantal Baudin biologe franceze.
E ndërsa lehtësimet vijojnë OBSh paralajmëron se duhet kujdes me heqjen e kufizimeve pasi pavarësisht uljes së numrit të rasteve në Europë, situata e COVID-19 në rang global po përkeqësohet.
Numri i rasteve të konfirmuara në të gjithë botën, tashmë është mbi shtatë milionë, dhe është rritur me më shumë se 100 mijë, çdo ditë gjatë dhjetë ditëve të kaluara, bëri me dije kreu i OBSH.Pragu i 400.000 viktimave nga COVID-19 në mbarë botën u kapërcye gjatë ditës së dielë, teksa Brazili është vendi i dytë me numrin me te madh te rasteve pas Shteteve te Bashkuara te Amerikës.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta