Një vit protesta, Hong Kongu shënon përvjetorin e parë të manifestimeve
Hong Kongu shënon një vit që kur protestat pro-demokracisë filluan, të shoqëruara me arrestime masive dhe më pas me masat anti-COVID që ndalonin grumbullimet. Gjithë këtyre iu shtua ligji për sigurinë i miratuar në Kinë, që riktheu në rrugë protestuesit.
Liderja politike e territorit, Carrie Lam ka deklaruar se të gjithë, përfshirë qeverinë e Hong Kongut, duhet të nxjerrin mësim nga ngjarjet e vitit të kaluar.
“Gjatë vitit të kaluar, Hong Kongu u përball me shumë vështirësi dhe kjo është e qartë për të gjithë. Këto sfida serioze sollën atë me të cilën po përballemi sot. Kushdo duhet të nxjerrë mësim, përfshirë qeverinë e Hong Kongut, dhe shpresoj që edhe anëtarët e Këshillit Legjislativ do të mësojnë gjithashtu. Hong Kongu s’mund t’i lejojë vetes atë lloj kaosi”, ka deklaruar Lam.
Protestat nisën pas miratimit të ligjit të ekstradimit, që do të lejonte transferimin e disidentëve kinezë nga Hong Kongu në Kinën mëmë. Manifestuesit argumentonin se ligji në fjalë do të reduktonte autonominë e rajonit dhe do ta bënte atë më të varur nga Kina.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta