Spanjë, Sanchez mbledh kabinetin për herë të parë që nga bllokada

9 Qershor 2020 | 13:18

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez dhe ministrat e tij zhvilluan të martën mbledhjen e parë kokë më kokë që nga vendosja e bllokadës për të luftuar epideminë e koronavirusit, më 14 mars.

Spanja, që ka qenë një nga vendet më të prekura nga pandemia, vendosi masa të rrepta kufizuese në mars, por filloi gradualisht lehtësimin e tyre në muajin maj, me rajone të ndryshme që kanë hyrë në faza të ndryshme.

Përpara mbledhjes së kabinetit u mbajt një minutë heshtje në nder të viktimave të virusit.

Të hënën, më 8 qershor, Spanja raportoi 48 raste të reja me COVID-19. Kuota totale e të prekurve që nga rënia e epidemisë deri më 8 qershor rezulton 241 mijë e 717, ndërsa ajo e të vdekurve 27 mijë e 136 njësi.

Infeksionet ditore dhe vdekjet nga koronavirusi kanë rënë që prej periudhës së pikut që u verifikua në prill, por në spitale ka mungesë pajisjesh mjekësore. Një ngarkesë me mallra nga Kina pritet të mbërrijë në vend nga fundi i qershorit.

Ndërkohë, vetë spanjollët kanë shpresë se ekonomia e vendit do të ringrihet teksa rregullat e bllokadës po zbuten dita ditës.

Pronarët e bareve në Madrid shpresojnë të rrisin klientelën e tyre pasi masa që ndalonte shërbimin në ambient të mbyllur u hoq ditën e hënë.

“Siç mund ta shihni, brenda nuk ka shumë njerëz dhe nuk kemi siguri që do të ketë një fluks njerëzish si më parë, por e kemi marrë shtruar dhe me qetësi po i përshtatemi situatës së re”, shprehet Juan Pablo Iniguez, menaxher kafeneje.

Klubet e natës u hapën gjithashtu në pjesën dërrmuese të Spanjës, edhe pse një masë ndalimi për vallëzimin do të hyjë në fuqi për të parandaluar infeksionet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026