Lista e kompanive europiane që do të shkurtojnë vendet e punës për shkak të COVID-19

9 Qershor 2020 | 15:10

Papunësia në Europë ka pësuar rritje për shkak të coronavirusit. Kompanitë ajrore dhe ato të prodhimit të automjeteve kanë qenë sektorët më të prekur nga kjo pandemi.

Sipas të dhënave të një agjencie të BE-së, rreth 397,000 persona në Bashkimin Europian humbën vendin e tyre të punës në prill.

Shënjuesi i papunësisë në BE u rrit në 6.6 përqind, rritja më e lartë gjatë viteve të fundit sipas Eurostat.

Ndërsa skemat e qeverisë për tu ardhur në ndihmë qytetarëve, duke paguar një pjesë të rrogave të tyre, po funksionojnë për disa vende, të tjerë nuk janë po aq me fat.

Më poshtë paraqitet një liste e kompanive europiane të cilat po shkurtojnë vendet e punës për shkak të COVID-19

British Petrolium

Gjigandi britanik i naftës “British Petrolium” njoftoi planin për të shkurtuar 10,000 vende pune. Kriza e coronavirusit ka sjellë zvogëlim të kërkesës globale për naftë.

Mulberry (25% të fuqisë punëtore)

As luksi i modës nuk mund t’i shpëtonte krizës së coronavirusit. Mulberry, marka më e njohur e lëkurës dhe çantave të shtrenjta në Mbretërinë e Bashkuar, njoftoi të hënën se do të shkurtonte 25 përqind të forcës së saj punëtore në të gjithë botën.

British Airways

British Airways njoftoi në fund të prillit se do të shkurtonte 12,000 vende pune nga fuqia e saj punëtove prej 42,000 vendesh, për shkak të coronavirusit.

EasyJet

Linja ajrore me kosto të ulët, EasyJet, gjithashtu ka njoftuar se për shkak të coronavirusit do t’i duhet të shkurtojë vendet e punës. Kompaniu tha se 30% e punonjësve do të largoheshin nga puna, shifër që përllogaritet në 4,500 vende pune.

Ryanair

Linja ajrore Ryanair tha se do të shkurtojë 15% të forcës së punës në nivel global, pra rreth 3,000 vende pune, pasi pandemia solli në anulimin e shumë fluturimeve.

Renault

Prodhuesi francez i automjeteve Renault njoftoi në fund të majit se do t’i duhej të largonte rreth 15,000 persona nga puna, ndërsa shitjet e makinave kanë pësuar rënie të madhe.

Airbus

Prodhuesi europian i aeroplaneve tha se kompania do të shkurtonte 10,000 vende pune në Irlandë. Airbus tha se kërkesa për aeroplanë ra me një të tretën gjatë pandemisë pasi shumë linja ajrore i shtynë apo i anuluan porositë e tyre.

Nissan

Prodhuesi japonez i makinave njoftoi më 28 maj se do të mbyllte fabrikën në Barcelonë, që punësonte rreth 2,800 persona.

Kjo deklaratë u ndoq nga disa protesta, ku qytetarë filluan të digjnin goma për të protestuar kunër humbjes së punës.

Scandinavia Airlines

Ndërsa linja ajrore Scandinavia Airlines njoftoi pezullime të përkohshme në mars, një muaj më pas ata njoftuan se do të shkurtonin 5,000 vende pune.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026