Prindërit gjermanë dalin në protestë, kërkojnë hapjen e shkollave

9 Qershor 2020 | 20:24

“Hapni shkollat ose do ta humbasin durimin” kanë qenë këto parullat që kanë përdorur dhjetëra prindër gjermanë gjatë protestës së mbajtur mesditën e së martës. Protestuesit i bënin thirrje pushtetit vendor për të ndihmuar familjet gjatë kësaj periudhe tejet të vështirë për ta.

Shkollat gjermane filluan rihapjen ngadalë në fund të prillit, por shumë nxënës frekuentojnë shkollat vetëm për disa orë  në javë pasi  duhet respektuar rregullat e distancës sociale. Sigurimi i kujdesit ditor për fëmijët e çerdheve dhe kopshteve është edhe më i kufizuar.

“Ne nuk kërkojmë që të gjithë fëmijët të kthehen menjëherë në shkollë por të gjitha shkollat dhe çerdhet duhet të hapen menjëherë. është  mëse e drejtë që ne të kujdesemi për sigurinë dhe shëndetin, por prapë fëmijët kanë të drejtë për arsimim dhe kujdes dhe prindërit kanë nevojë për një lehtësim, në vjeshtë, dimër dhe pastaj pranverë, përndryshe ata nuk do të jenë në gjendje ta menaxhojnë situatën”, tha një prej protestuesve.

Në një studim të publikuar nga DAK javën e kaluar tregoi se 81% e prindërve dhe 2% e fëmijëve mbështesin rihapjen graduale të shkollave, rreth gjysma e prindërve raportojnë se ndjehen të lodhur për shkak të shkollimit në shtëpi.

Sipas vlerësimeve të bëra nga Instituti i Punësimit, kriza e shkaktuar nga COVID-19, ka rritur papunësinë tek nënat, gjë e cila sipas ekspertëve do të dëmtojë përpjekjet për të promovuar diversitetin dhe ngushtuar hendekun gjinor të pagave në Gjermani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026