Protestat nuk ndalen. Siatëll, kërkohet reformimi i policisë

10 Qershor 2020 | 10:34

Disa qindra protestues mbushën sheshin para bashkisë së qytetit të Siatëllit, në Shtetet e Bashkuara, duke kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakes dhe shkrirjen e departamentit të policisë.

Disa ditë pasi kryebashkiakja Jenny Durkan dhe shefi i policisë premtuan një moratorium mbi gazin lotësjellës, departamenti e përdori atë sërish ndaj protestuesve ditën e diel, duke shkaktuar kritika të shumta.

Protestat në Siatëll erdhën disa orë pasi George Floyd, 46-vjeçari me ngjyrë i vrarë nga një oficer policie, u përcoll në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes në Hjuston të Teksasit.

Ceremonia mortore u bë pas dy javë protestash të nxitura nga pamjet kur Floyd, i prangosur, mbahej pa lëvizur nga agjenti që i kishte vendosur një këmbë në qafë.

Agjenti Derek Chauvin, 44 vjeç, është akuzuar me vrasje të shkallës së dytë, ndërsa 3 kolegët e tij për ndihma dhe bashkëfajësi në vrasje. Ata u shkarkuan nga detyra një ditë pas incidentit.

Fjalët e fundit të Floyd, “Nuk marr dot frymë”, u kthyen në një parullë për disa qindra mijëra protestuesit në mbarë globin, të cilët mbushën rrugët për të kërkuar drejtësi për 46-vjeçarin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026