‘Impakti i parë i eurobondit’, Rama: Biznesi i vogël asnjë taksë deri në 2029, jo me fjalë, por me ligj
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat të mbajtur për ditën e sotme, tha se impakti i parë i eurobondit 650 mln euro është favorizimi dhe inkurajimi i biznesi të vogël, si i lidhur drejtpërdrejtë me punësimin në vend.
Kreu i qeverisë bëri me dije se shumë shpejt do të çojnë në parlament rishikimin e buxhetit, ku do të rishikohet paketa fiskale për biznesin e vogël duke i hequr tatim-fitimin.
“Dhe jo për fushatë, me fjalë, por me ligj. Jo për këtë vit, por deri në 2029, nuk do të kenë tatim fitimi.
Ministri ka sqaruar se jemi duke parë edhe TVSH-në. Me këtë rezultat të djeshëm, është e sigurt se ne do iu heqim edhe TVSH-në, afatet dhe limitet do i konfirmojmë më tutje, deri në cilin nivel xhiroje. Qëllimi është deri në 2029 të mos kenë as tatim fitimi as TVSH për biznesin e vogël.
Kjo do të thotë që të gjithë ata që krijojnë punë të jenë njerëzit më të favorizuar në Shqipëri dhe emigrantët ta shohin Shqipërinë si oportunitet për të ardhur në Shqipëri që do të jetë më mirë se puna sfilitëse në emigracion. Kjo do të thotë se të gjitha projektet në agroturizëm të jenë biznese pa taksa.
Të vijnë të bëjnë atë që kanë bërë shumë emigrantë, të marrin shtëpitë e gjyshit dhe stërgjyshit dhe të nxjerrin më shumë të ardhura se në Gjermani apo ku janë”, tha kreu i qeverisë.
Mund të lexoni gjithashtu:
Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta