OBSH mbi transmetimin e COVID-19 nga asimptomatikët: Nuk kemi ende një përgjigje

10 Qershor 2020 | 13:34

Një zyrtare e lartë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka tërhequr komentet e saj ku dukej se sugjeronte se transmetimi i COVID-19 nga asimptomatikët “është i rrallë”.

Maria Van Kerkhove, drejtorja teknike e pandemisë COVID-19 tek OBSH sqaroi se normat aktuale të transmetimit nga asimptomatikët nuk janë ende të njohura.

“Shumica e transmetimeve, ato mbi të cilat kemi njohuri, janë prej njerëzve me simptoma e që më pas ia transmetojmë virusin të tjerëve përmes spërklave”, tha Van Kerkhove të martën gjatë një konferencë në rrjetet sociale.

“Por ka një nënkategori njerëzish që nuk paraqesin simptoma por nuk e kemi ende përgjigjen e sasisë reale të asimptomatikëve”.

Disa përllogaritje sugjerojnë se janë midis 6 dhe 41 për qind e popullsisë që mund të jetë infektuar, por pa simptoma, shtoi ajo.

Komentet e saj të mëparshme kanë tërhequr kritika të forta nga ekspertë të shëndetit publik, shumica e të cilëve kanë rekomanduar përdorimin e maskave në publik për të shmangur përhapjen e virusit nga mbartësit e COVID-19.

Të hënën, Van Kerkhove vërejti se kur rastet raportohen në fillim si asimptomatikë, “më pas zbulojmë se shumica kanë simptoma të lehta”.

Keqkuptimi

Të martën, Van Kerkhove sqaroi se kur po fliste për “transmetimin e rrallë nga asimptomatikët”, ajo po i referohej të dhënave të kufizuara mbi këto raste.

“Ajo për të cilën po flisja të martën ishte për një numër shumë të vogël studimesh, rreth 2 ose 3 që janë publikuar dhe që po ndjekin rastet e asimptomatikëve”, tha ajo.

Për disa, u kuptua sikur OBSH po sugjeronte se asimptomatikët luajnë një rol shumë të vogël në përhapjen e virusit, por sipas disa studimeve të tjera asimptomatikët mund të jenë në fakt shkaku i gjysmës së të infektuarve në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026