Zbardhet ekzekutimi i kryeministrit suedez në 1986, prokurorët mbyllin çështjen

10 Qershor 2020 | 15:43

Stig Engstrom, një specialist grafike, ishte personi që qëlloi për vdekje kryeministrin e Suedisë, Olof Palme në vitin 1986. Kështu deklaroi të mërkurën prokurori suedez Krister Peterson, i cili e shpalli të mbyllur çështjen që për dekada ka përndjekur Suedinë.

“Ky person është Stig Engstrom. Për shkak se ai ka vdekur, unë nuk mund të ngre akuzë ndaj tij dhe kam vendosur ta mbyll hetimin”, – deklaroi prokurori Peterson.

Kryeministri Palme u qëllua për vdekje në qendër të Stokholmit në vitin 1986, pasi kishte qenë në kinema me bashkëshorten dhe të birin, i pashoqëruar nga truproja.

Vrasja e tij shkaktoi një kërkim të gjatë për autorin, si dhe një seri teorish konspirative që përfshinin CIA-n, separatistët kurdë dhe shërbimet sekrete të Afrikës së Jugut.

E ndërsa një kriminel i rangut të ulët u dënua për vrasjen e Palme, vendimi u rrëzua më vonë dhe dështimi i policisë për të identifikuar fajtorin e vërtetë lanë shenjë në mendjet e njerëzve të shtetit nordik, që ende mburret për sigurinë që ekziston në rrugët e tij.

Palme ishte kryeministër mes viteve 1969-1976 dhe 1982-1986. Disa e konsiderojnë atë si arkitektin e Suedisë moderne, ndërsa konservatorët kanë urryer pikëpamjet e tij anti-koloniale dhe qëndrimin kritik ndaj Shteteve të Bashkuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026