‘NATO, mjete të ashpra’, Lavrov reagon pas anulimit të vizitës në Serbi
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka zhvilluar një konferencë për mediat, në lidhje me anulimin e vizitës së tij në kryeqytetin serb, Beograd.
Sipas tij, kjo ishte diçka që nuk e kishte imagjinuar se mund të ndodhte, teksa shtoi se Perëndimi po përdor mjete të ashpra, shkruan Euronews Serbia.
“E drejta për të ushtruar politikën e jashtme të një shteti sovran është hequr”, tha Lavrov.
Lavrov deklaroi se disa vende anëtare të NATO-s e kanë penguar vizitën e tij në Serbi dhe se aktivitetet ndërkombëtare të Beogradit në drejtim të Rusisë janë bllokuar.
“Është një tjetër demonstrim se sa larg mund të shkojnë NATO dhe BE duke përdorur mjetet më të ashpra”, u shpreh diplomati rus.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u detyrua të anulojë vizitën e tij në Serbi, pasi 3 shtete ballkanike mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia.
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria, ishin tre shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për avionin e diplomatit rus.
Anulimi i vizitës së Lavrov, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë. Ishte planifikuar që diplomati rus të mbërrinte këtë të hënë në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta