Erdogan kërkon shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes në Suedi
Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson duhet të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Peter Hultqvist.
Kjo është kërkesa që presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i ka drejtuar drejtueses së qeverisë suedeze, sipas gazetës ‘Expressen’.
Kërkesa e Erdogan lidhet me një fjalim të ministrit 10 vjet më parë ku ka festuar me Partinë e Punëtorëve Kurdë dhe liderin e saj tashmë i burgosur politik në Turqi, Abdullah Öcalan.
Në 2011, Hultqvist në atë kohë deputet socialdemokrat mori pjesë në festimin e 33-vjetorit të krijimit të PKK-së.
Në atë kohë ai tha se mori pjesë në ceremoni për shkak se kërkon që kurdët të mbrohen.
Sipas gazetës, Turqia kërkon largimin e Hultqvist dhe çështja tashmë është diskutuar dhe nga përfaqësues të qeverive respektive në Suedi dhe Turqi.
Turqia kërkon që Suedia të plotësojë disa kushte për të miratuar kërkesën e saj për anëtarësim në NATO.
Një ndër kërkesat është që Stokholmi të ndërpresë të gjitha lidhjet me ushtrinë kurde YPG që lufton ndaj ISIS në Siri dhe sipas Turqisë ka lidhje të afërta me PKK.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta