‘Ndaloni dhimbjen’. Vëllai i Floyd në Kongres: Miratoni reformën në polici
Një ditë pas varrimit të vëllait, Philonise Floyd i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që të miratojë reformat për të shmangur brutalitetin e policisë dhe për të ndaluar dhimbjen.
Vdekja e George Floyd teksa mbahej i bllokuar nga një agjent policie që i kishte vendosur gjurin në qafë shkaktoi protesta globale.
Philonise bëri një apel të mbushur me pasion për të parandaluar që George të kthehet në një tjetër emër në listën e afro-amerikanëve të vrarë nga policia.
“Pash vëllain e madh, të cilin e kam parë gjithë jetën, të vdesë duke u përgjëruar. Ndaj jam këtu për t’ju kërkuar të ndalni brutalitetin, të ndalni dhimbjen. Njerëz nga të gjitha anët, të çdo gjinie dhe race janë mbledhur së bashku për të kërkuar ndryshim. Nderojini ata, nderoni George dhe bëni ndryshimet e nevojshme që i kthejnë forcat e policisë në zgjidhje dhe jo në problem. Mbajini përgjegjës kur bëjnë diçka të gabuar. U mësoni çdo të thotë të trajtosh njerëzit me ndjeshmëri dhe respekt”, deklaroi Philonise Floyd.
Pas javësh të tëra protesta, demokratët po çojnë përpara një ligj që synon luftimin e përdorimit të tepruar të forcës nga policia dhe që kufizon mbrojtjen ligjore për policët e akuzuar për sjellje negative.
Drafti i tyre do ta bëjë neutralizimin e policisë ilegal dhe do të forcojë edukimin anti-racist. Republikanët kanë premtuar mbështetje, për sa kohë presidenti Donald Trump është në fuqi.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta