Ambasadori i Rusisë braktis mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

7 Qershor 2022 | 11:23

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vassily Nebenzia u largua nga mbledhja e së hënës në Këshillin e Sigurimit, pasi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel akuzoi Moskës se me pushtimin e Ukrainës po shkakton një krizë globale të ushqimit.

“Rusia është e vetmja përgjegjëse për këtë krizë ushqimore, duke përfshirë fushatën e gënjeshtrave dhe dezinformatave të Kremlinit. E kam parë me sytë e mi disa javë më parë në Odesa. Miliona tonë drithë dhe grurë të bllokuar në kontejnerë dhe anije për shkak të anijeve luftarake ruse në Detin e Zi dhe për shkak të sulmit të Rusisë në infrastrukturën e transportit. Ju mund të largoheni nga mbledhja. Ndoshta është më e lehtë të mos dëgjosh të vërtetën, i dashur ambasador”, u shpreh Charles Michel, president i Këshillit Evropian.

Nebenzia u largua gjatë konferencës së Michel, duke i dhënë vendin një diplomati tjetër.

Ukraina dhe Rusia prodhojnë pothuajse një të tretën e grurit dhe elbit në botë dhe gjysmën e vajit të lulediellit.

Guterres paralajmëroi muajin e kaluar se nivelet globale të urisë “janë në një nivel të ri”, ku gjithnjë e më shumë njerëz po përballen me pasigurinë ushqimore

Ambasadori i Ukrainës në OKB i tha Këshillit të Sigurimit se vendi mbetet i përkushtuar për të gjetur zgjidhje për të parandaluar krizën globale të ushqimit dhe është i gatshëm të krijojë “kushtet e nevojshme” për të rifilluar eksportet nga porti kyç jugor i Odesës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026