Biblioteka e Firences rihap dyert pas pandemisë, librat e kthyer në karantinë

11 Qershor 2020 | 14:32

Sikurse njerëzit, edhe librat po karantinohen. Kjo është biblioteka kombëtare e Firences, një ndër institucionet e kulturës më të rëndësishme të Italisë.

Këtu, mbi 100 km rafte mbledhin dhe ruajnë çdo gjë që është publikuar çdo vit në vend.

Pas më shumë se 2 muaj bllokadë, biblioteka është rihapur pjesërisht dhe përdoruesit e saj kanë nisur të kthejnë librat që kishin marrë përpara mbylljes.

Sidoqoftë, librat nuk mund të dezinfektohen lehtë pasi letra është shumë delikate që të pastrohet me ndonjë lloj detergjenti.

“Të gjitha materialet dhe volumet që janë dorëzuar nga lexuesit janë magazinuar në një dhomë të posaçme, si kjo këtu dhe vendosur në kuti specifike, sipas datës kur u kthyen, për të qëndruar për 7 ditë”, thotë Anna Lucarelli, nëndrejtoreshë e Librarisë Kombëtare të Firences.

Që prej Luftës II Botërore, ndërtesa nuk është mbyllur kurrë kaq gjatë, as gjatë përmbytjeve shkatërruese të lumit Arno, që kërcënoi të shkatërronte bibliotekën dhe gjithë librat e saj.

“Në 1966-n, tragjedia u kthye në një mundësia të madhe, sepse për herë të parë shumë qytetarë, jo vetëm italianë por edhe të huaj, si dhe shumë të rinj, lanë shtëpitë e tyre dhe udhëtuan, duke bërë rrugë të gjata, për të ardhur këtu dhe shpëtuar trashëgiminë kulturore”, nënvizon Lucarelli.

Për shumë njerëz, kthimi i librave në bibliotekë do të thotë kthim në normalitet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026