Menaxhimi i pandemisë, kryeministri italian do të dalë para prokurorëve

11 Qershor 2020 | 14:43

Kryeministri italian, Giuseppe Conte u shfaq i qetë teksa pritet të dalë para prokurorëve dhe të merret në pyetje për mënyrën sesi qeveria menaxhoi pandeminë e COVID-19.

“Nuk jam aspak i shqetësuar. Nuk është arrogancë. Nuk do të komentoj deklaratën e prokurorit dhënë në televizionin publik. Ne do të takohemi të premten dhe do të dëshmoj për të gjitha faktet që di, do të dëshmoj me shumë qetësi. Dhe atë çka do i them prokurorëve sigurisht nuk do t’ua tregoj juve të parëve”, u shpreh Conte.

Një grup që përfaqëson të afërmit e njerëzve që kanë humbur jetën nga coronavirus në Bergamo, – një nga vendet më të goditura nga virusi në Itali, – i kërkoi prokurorëve për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale në menaxhimin e pandemisë. Në pyetje nga prokurorët do të merren edhe të tjerë ministra të qeverisë “Conte”. Avokati i këtij grupi tha se, rreth 40 kërkesa janë parashtruar mbi mënyrën e trajtimit të virusit në Lombardi, rajoni verior i cili përfshin edhe Bergamon dhe ku ka pasur numrin më të lartë të viktimave.

Qëllimi i këtij hapi është të identifikohen ata që janë përgjegjës për administrimin e situatës dhe të përcaktohet nëse mund të ngrihen kallëzime penale, thanë avokatët, duke shtuar se sapo ekipet juridike të kishin kohë për të përgatitur çështjen dhe një valë e padive civile mund të shpërthej në shtator.

Autoritetet rajonale në Lombardi janë përballur me kritika të shumta pasi dështuan të ngrenë shpejt “zona të kuqe”, të izoluara, ata janë kritikuar dhe për lënien  hapur të një spitali të madh që u bë  qendër e infeksionit në fillim të krizës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026