Francë, Këshilli Shkencor kundër një mbylljeje të dytë
Franca po planifikon të dalë nga gjendja e emergjencës në datën 10 korrik, përmes një projektligji që do të përfshijë një periudhë tranzicioni, gjatë së cilës vendi mund të imponojë sërish masa kufizuese.
Këshilli shkencor i qeverisë ka sugjeruar një periudhë 4 mujore gjatë së cilës kryeministri mund të rivendosë masat për kufizimin e qarkullimit për të kontrolluar përhapjen e virusit.
Por këshilli është kundër një mbylljeje të dytë në shkallë kombëtare duke përdorur si argument shqetësimet “shëndetësore, sociale dhe ekonomike”.
Franca hyri në karantinë në mesin e marsit, ndërsa qytetarëve iu lejohej të dilnin vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme si ushqime apo barna, si dhe për arsye shëndetësore apo për ushtrime fizike deri në një orë në ditë.
Vendi filloi të rihapej në 11 maj dhe në qershor nisi dhe hapja e restoranteve, bareve, qendrave sportive, disa muzeve dhe siteve kulturore.
Në fillim të qershorit, këshilli shkencor deklaroi se “qarkullimi i virusit në Francë është ngadalësuar dhe se epidemia është nën kontroll”, megjithatë virusi është “ende në qarkullim”.
Këshilli ka thënë se vendi mund të dalë nga gjendja e emergjencës nëse epidemia është nën kontroll por duke shtuar se situata aktuale nuk do të thotë që nuk do të ketë “një rikthim të epidemisë” e cila mund të shfaqet në javët apo muajt e ardhshëm.
Franca është ndër vendet që janë goditur më fort nga coronavirusi duke u renditur në vend të tretë në Europë për numrin e viktimave, me më shumë se 29 mijë vdekje dhe mbi 155 mijë raste të konfirmuara
Lexoni gjithashtu:
Rimëkëmbja e ekonomisë, Le Maire: Plani gjerman lajm i mirë për të gjitha vendet
‘Testo dhe gjurmo’, Franca dhe Britania aprovojnë aplikacionin për të luftuar në kohë reale COVID-19
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta