Të shtënat me armë në SHBA, detaje nga historitë e të mbijetuarve

9 Qershor 2022 | 08:46

Politikanët në Uashington kanë dëgjuar detaje tronditëse nga anëtarët e familjeve të personave që janë vrarë gjatë të shtënave me armë dhe të mbijetuarve nga masakrat që kanë ndodhur në të gjithë vendin.

Një dëshmi të tillë e bëri 11-vjeçarja Miah Cerrillo e cila i mbijetoi të shtënave në shkollën fillore Robb në Uvalde.

“Ai qëlloi mbi shokun që ishte pranë meje. Dhe unë mendova se do të kthehej në klasë. Kështu që mora pak gjak dhe e vendosa mbi vete”, u shpreh 11-vjecarja duke shtuar se e bëri një gjë të tillë për të shpëtuar dhe mori telefonin e mësuesit për t’i telefonuar autoriteteve.

Kimberly Rubio u lut para politikanëve për më shumë kontroll të armëve pasi vajza e saj Lexi vdiq në tragjedinë e shkollës në Uvalde.

“Ne nuk duam që ju ta mendoni Lexi vetëm  një numër. Ajo ishte inteligjente, e dhembshur dhe atlete. Diku atje është një nënë që dëgjon dëshminë tonë duke menduar se nuk mund ta imagjinoj dhimbjen  tonë , duke mos ditur se realiteti ynë një ditë do të jetë i saj, ndaj duhet të reagojmë”, shprehet nëna e Lexi.

Një nga të mbijetuarit e të shtënave nëntë vite më parë studioi për avokat, sot bën thirrje që të merren sa më shpejt masa.

“Ky është shkaku numër një i vdekjeve për burrat me ngjyrë dhe shkaku numër dy i vdekjes për gratë e me ngjyrë dhe burrat latinë dhe ndërsa mund të jetë një temë politike për Kongresin, kjo është jeta ose vdekja në komunitetet tona” u shpreh ai para ligjvënësve

Dhoma e Përfaqësuesve votoi për rritjen e moshës minimale për të blerë pushkë gjysmë automatike nga 18 në 21. Por propozimi nuk ka gjasa të kalojë në Senatin e përçarë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026