BQE rrit normën e interesit, Lagarde: Inflacioni i lartë, sfidë madhore

9 Qershor 2022 | 20:49

Fundi i parasë së lirë pa kufi në Eurozonë. Për herë të parë në 10 vite, Banka Qendrore Europiane do të rrisë normat e interesit, duke ndjekur hapat e bankave të tjera qendrore, si ajo britanike dhe amerikane. Kjo do të hyjë në fuqi në korrik, e detyruar nga një armik global.

“Inflacioni i lartë është një sfidë madhore për të gjithë ne. Këshilli Qeverisës do të sigurohet që inflacioni t’i kthehet synimit tonë prej 2% në terma afatmesme. Në linjë me politikat tona, ne mendojmë të rrisim normat e interesit të Bankës Qendrore Europiane me 0.25 pikë përqindje, në takimin e korrikut”, tha presidentja, Christine Lagarde.

Banka Qendrore Europiane i ka dhënë fund kështu një dekade me norma në rënie të interesit. Rritja e normës së korrikut do të jetë e para në 11 vjet, ku normat e interesit kanë qenë historikisht të ulëta. Që nga qershori 2014, norma e huasë ka qenë negative.

Banka pret që inflacioni të arrijë në 6.8% në 2022, që më pas do të duhet të shkojë në 3.5% në 2023 dhe të mbetet në nivelet e 2.1% në 2024, sërish mbi synimin.

Konflikti në Ukrainë i ka rritur çmimet në Europë dhe sidomos në vendet veriore dhe lindore, që janë më pranë Rusisë dhe Ukrainës.

Për ta frenuar këtë, Banka Qendrore Europiane i ka dhënë fund gjithashtu lehtësimit sasior, një strategji e politikës monetare, e vendosur për të adresuar krizën e vitit 2008, duke ulur normat e interesit, duke rritur ofertën monetare dhe duke nxitur më shumë kreditim për konsumatorët dhe bizneset. Lagarde e konsideron të përshtatshëm një ritëm gradual, por të qëndrueshëm të rritjes së mëtejshme të normave të interesit nga shtatori e në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026