SHBA sanksione Gjykatës Ndërkombëtare, po heton nëse ushtarët amerikanë kryen krime lufte në Afganistan, reagon BE
Presidenti Donald Trump autorizoi sanksione ekonomike dhe udhëtimi kundër punonjësve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, të cilët janë të përfshirë në hetimin e ushtarëve amerikanë për krime të mundshme lufte në Afganistan.
“Kam një mesazh për shumë nga aleatët tanë në të gjithë botën, njerëzit tuaj mund të jenë të radhës. Sidomos nga vendet e NATO-s të cilët luftuan terrorizmin krah nesh në Afganistan. Ne jemi të shqetësuar edhe për kërcënimin që gjykata i ka bërë Izraelit,” – tha Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në një konferencë për shtyp.
Duke bërë me dije urdhrin ekzekutiv të Trump prokurori i Përgjithshëm tha se gjykata me seli në Hagë kërcënon të shkelë sovranitetin kombëtar të SHBA-ve dhe lëshoi akuza ndaj Rusisë.
“Ne jemi të shqetësuar se fuqi të huaja si Rusia po manipulojnë gjykatën për të përmbushur agjendën e Moskës. Masat e sotme janë të rëndësishme për të cilësuar se gjykata tejkaloi mandatin dhe cwnoi sovranitetin e Shteteve të Bashkuara,” – tha prokurori amerikan William Barr.
Kryeministri izraelit Netanyahu mbështeti urdhrin ekzekutiv të Trump duke autorizuar edhe ai sanksione ndaj punonjësve të Gjykatës. Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell e cilësoi një shqetësim serioz masën e ndërmarrë nga SHBA.
“Mendoj se me siguri mund të ritheksoj mbështetjen tonë për këtë institucion. Gjykata ka luajtur një rol kryesor në sigurimin e drejtësisë dhe adresimin e krimeve më të mëdha ndërkombëtare. Është një faktor kryesor në vendosjen e drejtësisë dhe paqes,” tha përfaqësuesi për politikën e jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Në një reagim të saj Gjykata Ndërkombëtare Penale u shpreh se masa e Uashingtonit ishte lëvizja e fundit pas një seri akuzash të paprecedenta kundrejt saj.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta