Francë, policia proteston kundër akuzave për racizëm
Policia dhe sindikata të ndryshme protestuan të premten në Paris, nga shëtitorja Champs Elysees drejt selisë së Ministrisë së Brendshme, duke kërkuar që të priten nga presidenti për të shprehur pakënaqësinë e tyre lidhur me etiketimin si racistë.
Rreth 20 makina të përdorura nga anëtarët e sindikatave udhëtuan nga shëtitorja drejt dikasterit të Punëve të Brendshme, duke ngritur banerin “Pa polici nuk ka qetësi”.
Në protestë morën pjesë 4 sindikata policore. Fillimisht një minutë heshtje u mbajt në nder të oficerëve të policisë që kanë vdekur ose mbetur të plagosur në detyrë dhe më pas u këndua himni marsejez.
“Unë mund të them vetëm se policia nuk është raciste. Jemi ngopur me të tilla akuza. Policia përfaqëson vlerat e republikës dhe gjithmonë ka qenë kështu. Policët bëjnë detyrën e tyre. Ata ndëshkojnë kur është e nevojshme dhe nuk i zgjedhin kriminelët nga ngjyra e lëkurës, që do të thotë se ata ndjekin individin. Gjithashtu, nuk duhet të harrojmë se ata mbrojnë dhe shpëtojnë jetët e njerëzve”, deklaroi Fabien Vanhemelryck, sekretar i përgjithshëm i sindikatës Alliance.
Ministri Castaner priti të enjten një pjesë të sindikatave të policisë në përpjekje për të qetësuar zemërimin e tyre pas protestave kundër dhunës policore të mbajtura ditën e hënë.
Ai mbrojti qasjen me “tolerancë zero” ndaj racizmit në polici dhe njoftoi ndalimin e disa teknikave të arrestimit, përfshirë atë me këmbën në qafë sikurse ndodhi me afro-amerikanin George Floyd në SHBA.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta