Vladimir Putin kërkon mbështetjen e rusëve për të zgjatur pushtetin deri në 2036
Në ditën kombëtare të Rusisë, presidenti Vladimir Putin iu bëri thirrje qytetarëve rusë që të kujtojnë vlerat themelore të tyre, një përpjekje kjo për të siguruar mbështetjen popullore për votimin e ndryshimeve kushtetuese që mund ta mbajnë atë në pushtet deri në vitin 2036.
Votimi plebishitar do të mbahet nga data 25 qershor deri më 1 korrik dhe nëse aprovohen, ndryshimet përfshijnë një klauzolë që i lejon presidentit 67-vjeçar, në pushtet që prej 99-s, të shërbejë edhe për dy mandate 6-vjeçare pas vitit 2024, kur në bazë të ligjeve aktuale është i detyruar të tërhiqet.
“Ne kemi një kod të përbashkët historik, kemi vlera morale, kemi respekt për paraardhësit tanë dhe dashuri për tokën tonë.
Sikurse ju e dini, ka pasur kërkesa të vazhdueshme për të përfshirë këto vlera themelore në kushtetutën ruse, ndaj unë jam i bindur se shumica e qytetarëve tanë i mbështesin këto ndryshime”, tha presidenti i Rusisë.
Me masat anti-COVID që kanë kufizuar daljet e tij, kjo është shfaqja e dytë publike e Putin në pak më shumë se një muaj, pas asaj të 9 majit, kur mori pjesë në paradën ushtarake modeste me rastin e Ditës së Fitores.
Ndryshimet kushtetuese përfshijnë një gamë të gjerë çështjesh mes të cilave përcaktimi i martesës si një lidhje mes burrit dhe gruas dhe mbajtja e rublës si e vetmja valutë ligjore e Rusisë.
Por në muaj të tërë publiciteti televiziv, online dhe përmes manifesteve të përhapura në mbarë vendin, Kremlini ka dështuar të përmendë faktin se ndryshimet do t’i lejojnë Putin të rizgjidhet.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta