Infektimet dhe vdekjet nga COVID, Brazili i dyti në botë

13 Qershor 2020 | 10:50

Bilanci i vdekjeve nga Covid-19 në Brazil kaloi atë të Britanisë, duke e kthyer shtetin latin në të dytin në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Konkretisht, Brazili raportoi një total prej 828 mijë e 819 rastesh të konfirmuara, me 25 mijë e 982 infeksione të reja në 24 orët e fundit dhe 909 vdekje plus, që e çojnë bilancin e viktimave në 41 mijë e 828.

Të dhënat u publikuan nga Ministria e Shëndetësisë, e cila saktësoi se ndërkohë mbi 365 mijë persona të tjerë janë shëruar.

Bilanci i ri vjen në një kohë kur vendi po lëviz drejt lehtësimit të kufizimeve të karantinës dhe rihapjes së bizneseve, me nismë të presidentit Bolsonaro.

Lideri i ekstremit të djathtë ka minimizuar rëndësinë e situatës së koronavirusit, duke e cilësuar atë një “grip të vogël” dhe ka akuzuar qeveritë rajonale se e kanë ekzagjeruar me shifrat e infektimeve dhe vdekjeve për të minuar pozicionin e tij.

Një sondazh i kryer i publikuar të premten tregoi se aktualisht 52 për qind e brazilianëve janë në favor të lehtësimit të masave të karantinës, kundrejt 44 për qind që janë kundër. Kjo, edhe pse 61 për qind e personave të intervistuar besonin se më e keqja duhet ende të vijë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026