OBSH, frikë nga rikthimi i COVID në shumë vende të botës
Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin e saj lidhur me disa vende që po hasin vështirësi në lehtësimin e masave anti-COVID, pasi po shohin një rritje të re të kuotave të infektimit dhe vdekjeve.
Doktor Michael Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit për Emergjencat Shëndetësore e bëri deklaratën e tij në një konferencë shtypi në Gjenevë të Zvicrës, duke thënë se disa vende po përjetojnë një valë të dytë të pandemisë.
“Rritja aktuale në disa vende mund të konsiderohet si një valë e dytë, ose një kulmim i dytë i epidemisë. Me fjalë të tjera, sëmundja nuk ka arritur një nivel shumë të ulët, ka ruajtur nivelin e ulët dhe më pas do të kthehet më vonë gjatë vitit”, deklaroi Ryan.
Gjatë konferencës për shtyp, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus sërish shprehu shpresën e tij që vaksina kundër koronavirusit të jetë gati së shpejti dhe të shkojë tek ata që kanë më shumë nevojë.
Ai deklaroi se shumë liderë kanë bërë zotime dhe po vazhdojnë të promovojnë idenë e zhvillimit të vaksinave anti-COVID si produkt publik global.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta