Viktimat nga coronavirus, Brazili renditet në vend të dytë pas SHBA
Të premten, Ministria e Shëndetësisë së Brazilit raportoi 909 viktima prej COVID-19, duke u renditur kështu në vend të dytë për numrin më të lartë të vdekjeve pas Shteteve të Bashkuara.
Eskpertët e shëndetësisë kanë parashikuar se piku e epidemisë në Brazil do të mbërrijë në gusht. Virusi i ka marrë jetën rreth 42 mijë brazilianëve ndërkohë që vendi numëron 800 mijë të infektuar.
Dr Michael Ryan, kreu i shtabit të emergjencës në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, tha të premten se situata në Brazil është “shqetësuese”, por shtoi se numri i të shtruarve në terapi intensive është nën 80 për qind.
“Në përgjithësi sistemi i shëndetësisë së Brazilit ia ka dalë mbanë deri tani”, tha Ryan, megjithatë “ai ka nevojë për mbështetje në mënyrë që të vlejë e gjithë kjo përpjekje”.
Manaus, kryeqyteti i Amazonës në Brazil, është një ndër qytetet më të prekura të Brazilit. Muajin e shkuar shkalla e vdekshmërisë nga virusi ishte 19.4 persona për 100 mijë banorë, krahasuar me 4.4 në gjithë Brazilin.
Ndërkohë, varrezat e San Paolos kanë arritur në maksimumin e kapacitetit të tyre, duke detyruar shërbimet funerale që të improvizojnë metoda për të krijuar më shumë hapësirë.
Lexoni gjithashtu
Shtohen të infektuarit në SHBA, rreth 2 milionë të prekur me COVID-19
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta