Çekia merr më 1 korrik presidencën e BE, kryetarja e PE viziton Pragën
Roberta Metsola u prit me lule në Pragë. Kryetarja e Parlamentit Evropian u takua me kryeministrin çek, Petr Fiala, për të përcaktuar prioritetet e presidencës së radhës të Bashkimit Evropian, në një moment kyç për fatin e Ukrainës dhe Evropës.
“Situata aktuale e sigurisë dhe gjeopolitikës ka gjasa të ketë një impakt të fortë ndaj punës së Presidencës. Kjo do të kërkojë mbështetje të vazhdueshme ushtarake, financiare, politike dhe humanitare, si dhe veprime më afatgjata si garantimi i vendit të Ukrainës në familjen evropiane dhe nisjen e rindërtimit të saj”, tha Metsola.
Nga ana e tij, kryeministri Fiala e vuri theksin tek rëndësia që BE të veprojë i bashkuar përballë sfidave si agresioni rus ndaj Ukrainës dhe shprehu dëshirën për mbajtjen në vjeshtë të një samiti evropian për rindërtimin e vendit, ku të jetë i pranishëm fizikisht edhe presidenti Zelensky.
Ndërsa Metsola shtoi se do të shprehë mbështetjen e Parlamentit Evropian për statusin e kandidatit të Ukrainës në samitin e fundmuajit në Bruksel.
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 14:54 Sulm me thikë në Paris, plagosen rëndë tre gra! Arrestohet autori
- 14:42 Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Atlantik, pranë brigjeve të Portugalisë. Arrestohen 4 persona, mes tyre një shqiptar
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:15 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë