Macron: Ukraina nuk do të ketë kurrë paqe nëse shkatërrohet Rusia

17 Qershor 2022 | 20:57

Presidenti francez, Emmanuel Macron deklaroi se Ukraina nuk do të ketë kurrë paqe, nëse qëllimi përfundimtar i luftës është shkatërrimi i Rusisë.

Deklatarën, Macron e dha këtë të premte për CNN në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina, pas takimeve me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski.

Ai shtoi se shkatërrimi i Rusisë nuk është qëllimi i Zelenskit.

“Presidenti Zelenski mbron tokën e tij dhe ne duam ta ndihmojmë atë ta bëjë këtë. Ne ndonjëherë kemi fituar luftën dhe kemi humbur paqen”, theksoi presidenti i Francës.

Macron pohoi mbështetjen e Francës për Ukrainën dhe kundërshtoi akuzat se deklaratat  e tij të mëparshme se nuk dëshironte të “poshtërimin e Rusisë” kishin penguar marrëdhëniet me presidentin Zelenski.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026