Besueshmëria e BE-së, Ukraina dhe Ballkani presin sinjale të qarta nga Evropa
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut u mbajt Forumi i Prespës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, qeverive dhe diplomatëve nga Ballkani perëndimor dhe BE-ja. Një nga çështjet kryesore ishte si të bëhet Evropa më e besueshme ndaj rajonit dhe Ukrainës për procesin e zgjerimit.
Presidenti ukrainas, që bëri thirrje për një Union të fortë e të konsoliduar, iu adresua të pranishmëve në një lidhje virtuale. Një nga pyetjet e shtruara gjatë debatit ishte si t’i dërgohet një mesazh i qartë Kievit kur blloku evropian nuk ka përfunduar me Ballkanin.
“Të jemi të sinqertë, Këshilli i ardhshëm nuk do të debatonte statusin e kandidatit për Ukrainën nëse vendi nuk do të ishte në luftë. Megjithatë, kjo është një nismë pozitive. Unë jam mes liderëve që e mbështesin BE-në në përpjekjen për të gjetur konsensusin për statusin e Ukrainës. Por i kam dërguar një letër zyrtare presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku kërkoj që për Bosnje e Hercegovinën të bëhet e njëjta gjë,” – u shpreh presidenti slloven Borut Pahor.
Sipas pjesëmarrësve në forum, dhënia e statusit për Ukrainën është një sinjal pozitiv, por vetëm nëse shoqërohet nga rezultate konkrete në procesin e zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor.
“Të gjitha vendet që kërkojnë zgjerimin janë në tryezë. Besueshmëria e procesit ndaj Ukrainës, Moldavisë dhe Ballkanit perëndimor është e njëjtë për të gjithë. Nëse ukrainasit e shohin se edhe me një vend të vogël si Mali i Zi, BE nuk ka vullnet të ecë përpara, atëherë ç’do të thotë kjo për Kievin? Po ashtu, nëse vendet e Ballkanit, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut, shohin se një vend në luftë si Ukraina nuk gëzon një status të veçantë lidhur me zgjerimin, atëherë kush do të ketë perspektivë evropiane,” – tha Manuel Sarrazin, i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 13:46 “Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
- 13:41 Vendosja e avionëve amerikanë në Bullgari, Irani paralajmëron përsëri Sofjen: Përgjegjësit duhet të përballen me pasoja
- 13:37 Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 13:33 Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë