Vajza e Elon Musk ndryshon gjininë dhe i del kundra të atit
Një nga fëmijët e miliarderit Elon Musk ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm duke dalë publikisht kundër të atit.
Vajza e Elon Musk – Vivan Jenna Wilson – e njohur deri tani si djali i tij, me emrin Xavier Musk, ka paraqitur së fundmi një kërkesë pranë Gjykatës së Kalifornisë për të ndryshuar ligjërisht jo vetëm emrin dhe gjininë por edhe mbiemrin, duke u ndarë përfundimisht nga miliarderi Musk.
Vendimi për të ndryshuar gjininë nga mashkull në femër, vjen si pasojë e deklarimit të Vivian si transgjinore – gjë që duket se është arsyeja kryesore që e ka shtyrë 18-vjeçaren t’i dalë kundër të atit, i cili kohët e fundit ka bërë disa deklarata që nuk janë mirëpritur aspak nga komuniteti LGBT+.
Në një postim të tij të dhjetorit 2020, ai thotë se “përemrat e ri të përdorur nga pjesëtarët e komunitetit LGBT+’ janë një ‘makth estetik’, edhe pse më vonë ai iu përgjigj kritikave duke thënë se “e mbështet absolutisht komunitetin LGBT+ dhe transgjinorët”.
Diçka tjetër që duket se vajzës së tij nuk i ka pëlqyer është mbështetja që Musk i ka ofruar Guvernatorit të Floridës Ron DeSantis – i cili i përket partisë republikane që njihet gjerësisht për pikëpamjet konservatore.
DeSantis gjithashtu ka lobuar për një ligj të ri të emërtuar ‘Mos Thuaj Gay’ – i cili synon të kufizojë diskutimet rreth homoseksualitetit, transgjinorëve dhe çështjeve të identitetit gjinor nëpër shkolla.
Musk është CEO i Tesla-s dhe SpaceX, si dhe disa kompanive të tjera, që e bënë atë njeriun më të pasur në botë me një pasuri prej rreth $214 miliardë dollarësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta