Boris Johnson premton se do të hetojë diskriminimin në Britani
Kryeministri britanik, Boris Johnson është zotuar se do të hetojë diskriminimin në Mbretërinë e Bashkuar, duke deklaruar se nuk mund të injorojë “forcën e ndjenjave të qytetarëve”. Komentet e tij erdhën pasi në Londër u verifikuan trazirat e radhës që pasojnë protestat e aktivistëve kundër racizmit dhe ato të nacionalistëve të ekstremit të djathtë.
“Së pari duhet të pranojmë se kur disa mijëra njerëz marshojnë në mënyrë paqësore për jetët me ngjyrë, ne nuk mund t’i injorojmë. Unë si lider nuk mund të injoroj forcën e ndjenjave të tyre, ndaj dhe duhet të mbikëqyrim diskriminimin në sistemin arsimor, shëndetësor dhe në drejtësi.
Ne duhet të shohim të gjitha mënyrat se si diskriminimi prek njerëzit me ngjyrë dhe minoritetet, ndaj do të bëjmë një përpjekje të madhe, të cilën do ta njoftojmë së shpejti; një komision të ri ndërqeveritar që të shohë se çfarë po ndodh me komunitetin me ngjyrë dhe grupet e tjera etnike”, është shprehur Johnson.
Protestat u mbajtën pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd në qytetin e Mineapolisit, e cila shkaktoi manifestime, në disa raste të dhunshme, në të gjithë botën.
Por Johnson shtoi se nga ana tjetër synon t’i japë fund edhe ndjesisë së viktimizimit që vërehet sipas tij në radhët e këtyre komuniteteve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta