Ligji për armët në SHBA, senatorët bien dakord për ndryshimet e reja
Për herë të parë në 30 vite, senati amerikan ka rënë dakord mbi një projektligj të ri mbi kontrollin e armëve.
Pas raportimeve se marrëveshja po përballej me disa diskutime, grupi prej dhjetë demokratësh dhe dhjetë republikanësh kanë finalizuar tekstin e projektligjit të quajtur Akti Bipartizan për Komunitete të Sigurta.
Masat përfshijnë kontrolle më të rrepta për personat mbi 21 vjeç që blejnë armë, shitësit duhet të bëjnë kërkime mbi jetën e tyre.
Projektligji kërkon fonde për të inkurajuar shtetet të zbatojnë ligjet për të hequr armët e zjarrit nga njerëzit që konsiderohen kërcënim.
Akti i ri përfshin 15 miliardë dollarë për programet e shëndetit mendor dhe përmirësimet e sigurisë së shkollave.
Projektligji do të duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga Demokratët përpara se të shkojë në tryezën e Presidentit Joe Biden.
Legjislacioni i fundit i rëndësishëm për kontrollin e armëve u miratua në 1994, duke ndaluar prodhimin për përdorim civil të pushkëve, por përfundoi një dekadë më vonë.
LEXONI GJITHASHTU
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta