SHBA, Gjykata e Lartë vendos pro LGBTI: Nuk mund të pushohen nga puna prej orientimit seksual

16 Qershor 2020 | 10:42

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se punonjësit LGBTI nuk mund të pushohen nga puna për shkak të orientimit të tyre seksual, një vendim historik i marrë gjatë ditës së hënë.

Vendimi në favor të komunitetit LBGTI vjen pavarësisht emërimit nga presidenti Donald Trump të dy gjykatësve konservatorë.

Me 6 vota pro dhe 3 kundër, gjykata vendosi që dispozita e njohur si “Titulli VII”, e cila ndalon diskriminimin me bazë gjinore, përfshin edhe diskriminimin kundër punonjësve LGBTI.

Vetëm fillimi

Pretendenti kryesor i Demokratëve Joe Biden e ka cilësuar vendimin si “një hap më tej në marshimin drejt barazisë për të gjithë”.

“Gjykata e Lartë ka afirmuar idenë e thjeshtë por thellësisht amerikane se çdo qenie njerëzore duhet të trajtohet me respekt”, tha ai. 

Vendimi i Gjykatës është mirëpritur gjithashtu nga një sërë organizatash për të drejtat LGBTI.

Çështje që “i takon Kongresit, jo Gjykatës”

Gjykatësi Brett Kavanaugh, një prej të emëruarve nga presidenti Trump, ishte një ndër ata që votuan kundër këtij vendimi.

Sipas tij, gjykata në këtë mënyrë po “rishkruan ligjin” duke i dhënë një tjetër kuptim termit seks në mënyrë që  të përfshijë dhe identitetin gjinor dhe orientimin seksual dhe se “përgjegjësia për të ndryshuar të ashtu-quajturin ‘Titulli VII’ i përket Kongresit dhe presidentit, jo Gjykatës”, u shpreh ai.

Megjithatë ai shtoi se “është e rëndësishme që të njihet fitorja e rëndësishme e arritur për komunitetin LGBTI në Amerikë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026