Scholz: Ballkani Perëndimor meriton një shans për integrim pas 20 vitesh pritje
Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Gjatë një deklarate për mediat pak para fillimit të Samitit në Bruksel, Scholz u shpreh se këto vende kanë punuar shumë për të përmbushur kriteret, shkruan Reuters.
“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve.
Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që ky premtim ndaj Ballkanit Perëndimor të bëhet i besueshëm, në mënyrë që vendet të çojnë deri në fund reformat e ndërmarra.
Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.
Takimi i sotëm midis lidërve, në të cilin do të marrin pjesë edhe ata të Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshilli Europian, sipas agjendës së publikuar.
Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimo
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta