Antitrupa kundër COVID-19, laboratori në Singapor bën zbulimin

17 Qershor 2020 | 13:30

Organizata për Kërkimin dhe Mbrojtjen në Singapor deklaroi të mërkurën se ka zbuluar 5 antitrupa që mund të neutralizojnë COVID-19 e që mund të hapin rrugën për përdorimin e tyre si ilaç për trajtimin e virusit.

Laboratori kombëtar vendas deklaroi se testet e antitrupave tek njeriu pritet të nisin brenda pak muajsh, pasi të kenë përfunduar testet klinike.

Organizata deklaroi se i zbuloi antitrupat në kampione gjaku të marra nga pacientët e prekur nga koronavirusi. Që prej muajit mars, ajo ka analizuar disa qindra mijëra qeliza për të gjetur ato, duke përdorur një teknikë skanimi të liçencuar.

Në një komunikatë për shtyp, drejtori i laboratorit deklaroi se përdorimi i antitrupave tek pacientët mund t’i ndihmojë ata të rikuperohen më shpejt.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026