Frika nga lija e majmunit, kompania gjermano-daneze rrit prodhimin e vaksinës
Prodhuesi i vetëm në botë i vaksinës kundër lisë së majmunit, kompania gjermano-daneze “Bavarian-Nordic” po intensifikon prodhimin e saj për të plotësuar kërkesën globale.
Lëvizja vjen pasi autoritetet shëndetësore në Evropë, por edhe ato në Shtetet e Bashkuara porositën disa qindra mijëra doza shtesë nga grupi me seli në Kopenhagën.
“Mendojmë se e kemi situatën nën kontroll. Po monitorojmë me kujdes kërkesën globale dhe kemi një task forcë të brendshme që po shqyrton të gjitha kërkesat në ardhje. Ndaj mund të them se e kemi situatën nën kontroll”, u shpreh zv.president i “Bavarian Nordic”, Rolf Sass Sørensen.
Që nga rënia e tij më 1 janar, virusi është përhapur në vende të shumta të Evropës dhe numri i rasteve të infektimit ka ardhur në rritje.
Deri më 22 qershor kanë qenë 3 mijë e 413 rastet e konfirmuara dhe vetëm një vdekje, e raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë nga 50 vende.
LEXONI GJITHASHTU
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi