‘Shtet terrorist’, Zelenski kërkon dëbimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski akuzoi Rusinë se u bë një shtet “terrorist” që kryen “akte terroriste të përditshme” dhe kërkoi dëbimin e Rusisë nga Kombet e Bashkuara.
Këtë deklaratë Zelenksi e bëri gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën.
Zelenski i kërkoi OKB-së të krijojë një gjykatë ndërkombëtare për të hetuar “veprimet e pushtuesve rusë në tokën ukrainase”.
“Ne duhet të veprojmë urgjentisht për të bërë gjithçka për ta bërë Rusinë të ndalojë vrasjet,” u shpreh presidenti i Ukrainës, duke paralajmëruar se përndryshe “aktiviteti terrorist” i Rusisë do të përhapet në vendet e tjera evropiane dhe Azi, duke veçuar shtetet baltike, Poloninë, Moldavinë dhe Kazakistanin.
“Ata punojnë si terroristë çdo ditë”, u shpreh ai më tej.
Megjithatë, një lëvizje e tillë është praktikisht e pamundur, pasi Rusia do të ishte në gjendje të përdorte veton e saj si një anëtare e përhershme e këshillit për të bllokuar çdo përpjekje për ta rrëzuar atë.
Ukraina thirri mbledhjen e këshillit pas rritjes së fundit të sulmeve të Rusisë, përfshirë sulmin ajror të së hënës në një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremenchuk.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet