Gjykata polake e apelit urdhëron katër qytete të heqin zonat ‘pa LGBTQI+’

29 Qershor 2022 | 11:51

Aktivistët e të drejtave të homoseksualëve po festojnë në Poloni pasi një gjykatë vendosi që katër qytete duhet të heqin statusin e tyre si “zona pa LGBTQI+”.

Gjykata e lartë e apelit e Polonisë hodhi poshtë ankesën e katër komunave mbi rezolutat e diskutueshme.

Vendimet në qytetet Istebna, Klwów, Osiek dhe Serniki u mirëpritën në mediat sociale nga Fushata e Polonisë Kundër Homofobisë.

“Vendimi i sotëm është një fitore e madhe për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe respektin për njerëzit”, thuhet në një postim në Facebook.

Dhjetëra qytete dhe rajone polake e kishin deklaruar veten të lirë nga “ideologjia LGBTQI+” në maj 2019, duke shkaktuar një mosmarrëveshje me Komisionin Evropian.

Partia konservatore e Polonisë për Ligjin dhe Drejtësinë (PiS) pretendon se e ashtuquajtura “ideologji LGBTQI+” minon vlerat fetare familjare të vendit.

Por blloku kritikoi Varshavën për shkeljen e ligjeve të BE-së kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe ndaloi fondet për disa rajone polake.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026