Dhoma Amerikane e Tregtisë: Çmimet e referencave duhet të hiqen
Si çdo vit, problem kryesor i komunitetit të biznesit me zyrën e doganave mbetet i njëjtë: çmimi i referencës që punonjësit e doganave u vendosin mallrave, pa marrë parasysh faturën që u paraqitet nga tregtarët.
“Vazhdon të jetë problem çmimi i referencave. Kjo është një çështje që do përfundimisht zgjidhje. Janë metoda të vjetra dhe të prapambetura”, tha Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço.
Gjatë takimit me bizneset e Dhomës Amerikane të Tregtisë, kreu i Doganave Gent Gazheli, tha se gjatë këtij viti për 96% të rasteve të zhdoganimit nuk është përdorur referencë.
“Për 96% të rasteve është marrë parasysh vlera e transaksionit, çmimi i faturës së shitjes së mallit dhe është shumë afër nivelit të Bashkimit Europian prej 98%”, u shpreh Gazheli.
Pavarësisht kësaj përgjigjeje, Dhoma Amerikane tha se referencat janë problemi kryesor për të gjithë bizneset dhe propozoi një tjetër zgjidhje:
“Referencat janë shkelje e ligjit. Nuk duhet të vendosen, është metoda e gjashtë. Për sa kohë e kanë shqetësim pjesa më e madhe e bizneseve, ndodh në masë. Minimalisht të përditësojmë listën e çmimeve që vendosin për referencë sepse i mbani të larta”, theksoi kryetarja e Komitetit të Taksave në Dhomën Amerikane të Tregtisë, Alketa Uruçi,
LEXONI GJITHASHTU
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet