Kryeministrja suedeze: Vendimi për anëtarësim në NATO jo i lehtë, por i duhuri

29 Qershor 2022 | 22:07

Kryeministrja suedeze, Magdalena Andersson tha se vendimi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s nuk ishte i lehtë, por i duhuri për sigurinë e vendit.

Ajo u shpreh e sigurt se në parlamentin suedez ka një mbështetje të fuqishme për anëtarësimin në aleancën ushtarake, shkruan CNN.

“Ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë për mua si kryeministre. Por jam i sigurt se ishte vendimi i duhur dhe ka një mbështetje dërrmuese në parlamentin suedez,” theksoi ajo.

Krahas Finlandës, Suedia është ftuar zyrtarisht në aleancën e NATO-s pas marrëveshjes të së martës me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Më herët gjatë ditës së sotme, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca po hyn në një epokë të re me marrëveshjen që i lejon Suedisë dhe Finlandës të aderojnë në të.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026