Përçarje për ligjin e abortit, disa shtete amerikane e ndalojnë
Vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane për të hequr të drejtën e abortit po shkakton përçarje në shtetet amerikane.
Misuri për shembull ka vendosur të ndalojë abortin ndërsa shteti fqinj Illinois ende e siguron këtë të drejtë.
Lamprich ka transportuar gratë në klinika për dy vjet si vullnetare pjesë e organizatës Midwest Access (MAC).
Ky organizëm ofron udhëtime dhe akomodim për gratë kryesisht me të ardhura më të ulëta që kërkojnë procedurën e kushtueshme.
“Thjesht do të kemi më shumë punë , do të kemi shumë më tepër njerëz, që do të kishin shkuar në organizatën Planned Parenthood . Ne do të kemi gra ndoshta nga mesi i shtetit te Misurit që do të vijnë këtu në St. Louis, e që tani do të duhet të transportohen në Illinois” shprehet Lori një shofere vullnetare e koalicionit
Sipas të dhënave zyrtare më shumë se 46,000 aborte u kryen në Illinois në vitin 2020, , një e pesta e tyre e grave vijnë nga jashtë shtetit, duke përfshirë 6,500 nga Misuri.
Planned Parenthood vlerëson se 20,000 deri në 30,000 gra më shumë mund të udhëtojnë në Illinois çdo vit.
“Nuk është me të vërtetë një fitore e madhe. Aborti është ende i disponueshëm, thjesht shkohet diku tjetër.. Por të paktën po vjen ideja ndryshe se jo të gjithë e mbështesin abortin, shprehet një prift
Ekspertët paralajmërojnë se shtetet mund të përpiqen të ndjekin penalisht njerëzit që ndihmojnë gratë të kalojnë kufijtë shtetërorë për të kryer një abort.
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi