Ulet niveli i borxhit publik në 3 mujorin e parë të 2022-shit, thotë Ibrahimaj

1 Korrik 2022 | 10:30

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Irahimaj bëri me dije se niveli i borxhit publik është ulur në 69.6%, në 3 mujorin e parë të vitit 2022.

Në një deklaratë për mediat, Ibrahimaj u shpreh se ulja e nivelit të borxhit erdhi si rezultat i përshpejtimit të rritjes ekonomike dhe ngadalësimit të huamarrjes.

“Përshpejtimi i rritjes ekonimike dhe ngadalësimi i huamarrjes së brendshme dhe të huaj ka çuar në reduktumin të nivelit të borxhit. Në 3 mujorin e parë, borxhi ka arritur në nivelin 69.6%. Ngadalësimi i borxhit vihet re që në vitin 2021, ku u reduktua në 73.2% nga 74.5% në vitin 2020”, tha ajo.

Ibrahimaj nënvizoi se shqetësim kryesor mbetet rritja e çmimeve, teksa shtoi se inflacioni për muaji maj rezultoi në nivelin 6.7%.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026