Grevat për rritjen e pagave shkaktojnë kaos në aeroportet evropiane

1 Korrik 2022 | 19:28

Pakënaqësia sociale ka marrë dhenë mes punonjësve të aeroporteve dhe linjave ajrore evropiane.

Fluturime të anuluara, vonesa dhe kaosi kanë përfshirë aeroporte të ndryshme franceze për shkak të grevave për pagat përballë inflacionit në rritje dhe rikuperimit të vështirë pas viteve të pandemisë. Punonjësit thonë se situata është e papranueshme.

“Aktivitetet e aeroportit kanë arritur në 95% të nivelit të para pandemisë, me përjashtim të faktit se kemi 20 mijë punonjës më pak dhe kur kushtet e punës janë përkeqësuar”, thotë Nicolas Pereira, përfaqësues sindikate nga aeroporti Orly, Paris.

Protesta përputhet me mbërritjen e sezonit veror dhe fillimin e turizmit. Disa pasagjerë nuk e fshehin zhgënjimin.

“Me COVID-in që po rikthehet nuk ndihemi mirë. Situata për njerëzit që kanë një avion për të kapur dhe që prej muajsh kanë bërë të gjitha organizimet situata nuk është e mirë. Duket sikur po mbahemi peng”, shprehet një pasagjere.

Situata është e njëjtë edhe për punonjësit e linjave ajrore me kosto të ulët në Spanjë, të cilët po kërkojnë paga të barabarta me ato të kolegëve evropianë.

“Ne kërkojmë që rrogat tona të jenë të barabarta, apo të përafërta me kolegët evropianë, si në Francë, Itali dhe Gjermani”, thekson Pier Luigi Copelo, përfaqësues sindikate në Barcelonë.

Por edhe kolegët e tyre evropianë nuk janë shumë të kënaqur me situatën. Sikurse në Francë, sindikatat në Gjermani po kërkojnë rritje rroge dhe staf për t’u përballur me valën e fluturimeve si pasojë e sezonit veror.

Vonesat janë të vazhdueshme dhe disa pasagjerë kanë mbërritur një ditë para për t’u siguruar që të mos humbin fluturimin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026