Biden thirrje për unitet në fjalimin e 4 Korrikut: Na pret një vit sfide

5 Korrik 2022 | 09:48

Një tjetër  episod i “dhunës së pakuptimtë me armë që ka sjellë përsëri pikëllim në një komunitet amerikan”.  Ishin këto Fjalët hapëse të Presidentit Joe Biden, ndërsa të shtënat në Çikago eklipsuan fjalimin e tij tradicional të katër korrikut.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka shumë çështje me të cilat duhet të përballet jashtë kufijve është një luftë në Evropë dhe brenda vendit është ligji i debatueshëm të drejtave të abortit.

“4 korriku vjen në një moment kritik. Ekonomia jonë po rritet, por jo pa dhimbje. Liria është nën sulm. Sulm si këtu dhe jashtë . Ditët e fundit, ka pasur arsye për të menduar se ky vend po shkon prapa. Liria duke u reduktuar. Të drejtat që ne supozojmë se mbroheshin nuk janë më. Kujtojmë se ne mbetemi në një betejë të vazhdueshme për shpirtin e Amerikës, siç jemi për mbi 200 vjet”, u shpreh Biden.

Popullariteti i Biden ka vazhduar të bjerë ndërsa në nëntor afrohen edhe zgjedhjet e ndërmjetme. Pra, ky ishte një shans për të përmendur disa pika plus.

“Ne po rindërtojmë mënyrën tonë të jetesës pas një pandemie. Vaksinat janë pothuajse të disponueshme për çdo amerikan. Kufizimet u hoqën më 4 korrik e jemi së bashku për të gjitha sfidat, Amerika ka ekonominë më të fortë në botë”, tha presidenti amerikan.

Biden përfundoi fjalimin duke i nxitur njerëzit të zgjedhin unitetin mbi përçarjen, duke pranuar se edhe pse Dita e Pavarësisë është zakonisht një moment kur kombi bashkohet, ky vit mbetet një sfidë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026