Nga 1 korriku s’lejohen fatura të pafiskalizuara, thirrja nga Tatimet

6 Korrik 2022 | 17:09

Administrata Tatimore ka rikujtuar tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, të pafiskalizuar brenda 30 qershorit të fiskalizohen, pasi nga 1 korriku bizneset, që nuk janë fiskalizuar do të përballen me penalitetet, që rrjedhin nga zbatimi i legjislacionit tatimor në fuqi.

“Rikujtojmë tatimpaguesit e biznesit të vogël pa TVSH, që nuk e kanë nisur ende procesin e fiskalizimit, të fiskalizohen për të vijuar ushtrimin e aktivitetet të tyre në përputhje me ligjin në fuqi, sipas të cilit asnjë biznes nuk mund të ushtrojë aktivitet nëse nuk lëshon fatura të fiskalizuara përndryshe do të gjobitet deri në mbyllje të aktivitetit”, sqaron Administrata Tatimore.

Deri tani janë 108 mijë biznese që kanë implementuar fiskalizimin dhe 4500 të tjerë ndodhen në proces të nxjerrjes të certifikatës elektronike.

Detyrimin për të përdorur sistemin e fiskalizimit e kanë të gjithë bizneset që kryejnë transaksione me para në dorë, pavarësisht nëse nuk janë të regjistruar në përgjegjësinë tatimore me TVSH.

Fiskalizimi nisi të zbatohet në janar të vitit të shkuar për kompanitë që presin fatura për institucionet shtetërore, ndërsa në shtator zbatimi i tij u zgjerua edhe për bizneset që shesin për konsumatorët, por qeveria shtyu vendosjen e gjobave deri më 1 korrik të këtij viti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026