‘Unaza e Zjarrit’, India dhe Lindja e Largët shijon eklipsin e rrallë diellor

22 Qershor 2020 | 07:30

Nga Afrika Perëndimore në Gadishullin Arabik, Indi dhe Lindje të Largët qytetarët patën mundësi të shihnin pjesërisht, ose plotësisht, eklipsin e diellit dhe unazën që ai krijoi në qiell.

Eklipset ndodhin kur Hëna, duke u vendosur në linjë mes Tokës dhe Diellit, nuk është aq afër planetit tonë që të errësojë plotësisht rrezet e diellit. Kështu lë një unazë të hollë drite njohur ndryshe si “Unaza e zjarrtë”.

“Jam shumë e lumtur sepse në vendin tonë do të mund të shihet pas 195 vitesh. Është një mundësi e rrallë, jam shumë e lumtur,” – u shpreh Melody Lin, studente në Tajvan.

Eklipsi ndodhi në ditën më të gjatë të hemisferës veriore të vitit – solsticin veror, kur Poli i Veriut tërhiqet drejt Diellit.

Në Nairobi, Afrikë Lindore, vëzhguesit e panë pjesërisht eklipsin pasi retë bllokuan qiellin për disa sekonda pikërisht në momentin kur Hëna duhet ta kishte fshehur Diellin.

Gjatë vitit, do të ketë një eklips hënor, më 30 nëntor dhe një eklips total diellor,  i cili në 14 dhjetor do të mund të shihet në Kili dhe Argjentinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026