Dy të tretat e refugjatëve ukrainas planifikojnë të qëndrojnë në vendet pritëse
Rreth dy të tretat e refugjatëve nga Ukraina presin të qëndrojnë në vendet e tyre pritëse derisa armiqësitë të zvogëlohen dhe situata e sigurisë të përmirësohet pas pushtimit të Rusisë.
Kjo e dhënë ka dalë pas një studimi i agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara UNHCR. Sondazhi është kryer nga mesi i majit deri në mes të qershorit.
Shumica e refugjatëve nga Ukraina, kryesisht gra dhe fëmijë, shpresojnë të kthehen në shtëpi përfundimisht, sipas sondazhit të rreth 4,900 njerëzve nga Ukraina që tani jetojnë në Republikën Çeke, Hungari, Moldavi, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.
Nga ata që kërkonin të ktheheshin, 40% planifikonin ta bënin këtë në muajin e ardhshëm, tha UNHCR.
“Ata janë të shqetësuar për t’u ribashkuar me miqtë dhe familjen dhe shqetësohen për ata që kanë mbetur prapa. Shumica duan të presin derisa armiqësitë të jenë qetësuar,” thuhet në raportin e publikuar të mërkurën.
UNHCR thotë se më shumë se 5.6 milionë refugjatë janë regjistruar tani në të gjithë Evropën, me afro 8.8 milionë njerëz që kanë kaluar nga Ukraina dhe gati 3.3 milionë janë kthyer përsëri që nga pushtimi rus më 24 shkurt.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta