Pa vendim për paketën e rezistencës, Financat: Janë në diskutime disa variante
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka marrë ende një vendim zyrtar për të nisur punën për hartimin e paketës së rezistencës.
Euronews Albania pyeti zyrtarisht këtë institucion, 18 ditë pasi ka përfunduar dhënia e cdo asistence financiare për shtresat në nevojë me paketën e pranverës, por përgjigjja ishte se nuk ka ende një vendim.
Gjatë fillimit të muajit, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se puna për paketën do të niste dhe do të miratohej së bashku me ndryshimet në buxhetin e këtij viti.
“Në përfundim të rishjikimit të buxhetit ne do të dalim me paketë që pritet të vijojë, për ato kastegori individësh dhe biznesesh që kanë më shumë nevojë për mbështetje”, u shpreh Ibrahimaj.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se paketa e ndihmës këtë herë do të ndryshojë ku po diskutohet mbështetja me ndihmë financiare e familjeve në vështirësi ekonomike dhe pensionistëve por dhe zbutja e tatimit mbi pagën për të punësuarit.
Propozimi është që shkalla e pagës së patatueshme të bëhet 50 mijë lekë nga 40 mijë që u bë në muajin prill.
Një nga masat e tjera që do të vijojë edhe me paketën e re, është dhe rritja e buxhetit për subvencionimin e naftës për fermerët.
Pavarësisht propozimeve dhe diskutimeve, muaji korrik është duke përfunduar, pa dhënë një njoftim nëse do të ketë ndihmë financiare dhe kur do të jepet pagesa. Për 6 muajt e parë qeveria arkëtoi 390 milion euro më shumë taksa si pasojë e rritjes s çmimeve.
Me paketën e parë u dhanë 3 mijë lekë të rinj në muaj për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi ndryshe, 5 milion usd për sektorin e transportit publik dhe 5 milion usd shtesë fondi për naftën pa taksa që jepet në sektorin e bujqësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta