Rihapet kulla Eiffel, vizitorët duhet të respektojnë masa sigurie
Kulla Eiffel, struktura ikonike në Paris u rihap një ditë më parë. Një rinisje pas të paktën 104 ditësh izolim, bllokimi më i gjatë ky që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pas mbylljes për më shumë se tre muaj, kulla me famë botërore u rihap për një numër të kufizuar vizitorësh, masa të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19.
Sipas udhëzimeve të autoriteteve të gjithë vizitorët mbi moshën 11 vjeç duhet të mbajnë maska gjatë gjithë kohës. Në zona të caktuara janë të shkruara edhe hapat që duhen respektuar sikundër distancimi fizik prej së paku 1.5 metra.
Aktualisht vetëm katet e para dhe të dyta të kullës janë në dispozicion për t’u vizituar.
Më shumë se 700 vizitorë rezervuan biletat e tyre në ditën e parë të rihapjes dhe pritet që më tej gjatë një dite Kulla Eiffel të vizitohet nga më shumë se 1,000 persona.
“Unë e rezervova biletën javën e kaluar dhe e bëra këtu në orën 10:00 të mëngjesit. Unë shoh që të gjithë njerëzit duken shumë të lumtur duke vizituar simbolin e Parisit dhe me të vërtetë ia vlen të festohet. Por në të njëjtën kohë duhet të ndjekim masat si distancimi fizik, maska dhe të përdorim dezinfektuesin e duarve,” – u shpreh një prej vizitorëve
Franca u izolua në mes të muajit mars për të ndaluar përhapjen e COVID-19. Lehtësimi i masave kufizuese nisi pas datës 11 maj.
Nga 15 qershori, bare, kafene dhe restorante u lejuan të rihapen plotësisht, dhe udhëtarët evropianë mund të hynë në territorin francez pa kufizime.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta