Vladimir Putin i sëmurë? Përgjigjet Kremlini

21 Korrik 2022 | 17:26

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i ka konsideruar të rreme raportet sipas të cilave presidenti rus, Vladimir Putin ka probleme shëndetësore.

Pyetur gjatë një konference me gazetarët këtë të enjte, Peskov u shpreh se Putin ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore, shkruan CNN.

Putin kishte simptoma të tilla si ftohje gjatë vizitës së tij në Teheran të martën dhe kollitej gjatë takimeve,por sipas tij kishte të bënte me klimën e nxehtën të kryqytetit të Iranit dhe ajër të kondicionuar në ambientet e zyrave.

“Dje ishte shumë nxehtë në Teheran, mbi 38 gradë dhe ajri i kondicionuar ishte i ndezur gjatë gjithë kohës, kështu që kërkoj falje”, tha Putin gjatë një video-konference të mërkurën.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe drejtori i CIA-s, William Burns.

“Ka shumë thashetheme për shëndetin e Presidentit Putin dhe me sa mund të themi, ai është shumë i shëndetshëm,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026