Vendi me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Evropë

22 Korrik 2022 | 18:40

Qiproja ka regjistruar raportin më të lartë të azilkërkuesve për herë të parë në shtetet anëtare të BE-së gjatë vitit 2021, me 1,480 aplikime të paraqitura për 100,000 banorë.

Është ky rezultati i bërë publik nga Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat. Vendi i dytë me numrin më të madh të azilkërkuesve ishte Austria me  411 aplikime, shkruan Schengen Visa Info.

Më pas, renditet Sllovenia me 248 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa vendet me normat më të ulëta midis shteteve anëtare ishin Sllovakia dhe Estonia, të dyja që regjistronin rreth 6 aplikime për 100,000 banorë, ndërsa Hungaria nuk regjistroi asnjë.

Në shtetet anëtare të BE-së, ka pasur 535,255 aplikime të regjistruara në vitin 2021, ekuivalente me 0.1 për qind të popullsisë së vendeve të unionit.

Numri më i madh i kërkesave për azil ka ardhur nga shtetasit sirianë (98,310), të ndjekur nga shtetasit afganë (83,510) dhe irakianë (25,965).

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026